Futboll Seria A Sport

MBROJTJE TOTALE TË SERISË A/ Shqipëria e vetmja në Europë pas… Italisë

Shqipëria ka një veçanti kryesore në organikën e saj: E gjithë prapavija e kuqezinjve është thuajse e Serisë A.

Me përjashtim të pak elementëve, si Trashi, Doka, Hoxhallari, Mitaj e Mihaj apo portierit Selmani, pjesa tjetër e prapavijës sonë është e gjitha nga Italia. Sa u përket titullarëve është e gjitha e Serisë A.

Berisha e Strakosha në portë dhe para tyre, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli e Kumbulla janë pjesë e Serisë A italiane.

Përpos Italisë, kampione Europe në fuqi, Shqipëria është përfaqësuesja e vetme në Europë që e ka prapavijën të gjithën nga një prej pesë kampionatet më të mira në botë: Seria A.

Me një trajner ekspert, me mbi 2000 pankina në Serinë A është e papranueshme që kuqezinjtë të humbasin në cilësi, pikërisht për manovrën mbrojtëse.

Related posts

DERBI I ANGLISË/ Manchester United thyen perfeksionin “Qytetarëve” pas 4 muajsh në “Old Trafford”

Delo.autor

KUPA E TURQISË/ Iu besua vendi i titullarit, sulmuesi i Kombëtares i jep asist me portën bosh shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Brugge ngrin Zenitin në Rusi! Fitore në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment