Futboll Premier League

Arsenali befason Chelsean, gati oferta për David Luiz

30 milionë paund, kaq ka bërë gati Arsenali për David Luizin.

Lajmi për interesimin e Arsernalit për David Luizin ka shokuar të gjithë në Angli, duke zënë në befasi edhe Manchester Unitedin, Juventusin e Real Madridin, që interesohen gjithashtu për brazilianin.

Sipas asaj qe raporton “Daily Express”, Arsenali ka bërë gati 30 milionë funte për mbrojtësin e “Bluve të Londrës”, i cili ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë edicion në Premierligë, duke mos u pëlqyer shumë nga Antonio Conte.

Raportohet se marrëdhënia mes Luiz e Contes nuk është e shëndetshme dhe Arsene Ëenger do të tentojë ta shfrytëzojë këtë për ta transferuar mbrojtësin brazilian në “Emirates Stadium”.

Luiz raportohet se gjithashtu është prioriteti kryesor i Jose Mourinhos, pas lëndimit të rëndë të Eric Bertrand Bailly, që do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË GRIEZMANN/ Ja 10 blerjet më të shtrenjta në histori tek Barcelona

Delo.autor

PSG GATI PËR TË “RRËMBYER” RONALDON? Super pagë dhe 100 mln euro për Juventusin plus…

F.autor

PLAS GALLATA me MESSIN/ Twitteri kundër “yllit” argjentinas pas barazimit me Islandën

Sadik.Autor

Leave a Comment