Champions League Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Inzagi pritet të ul në stol yllin e mesfushës për… Arturo Vidal

Pa hyrë akoma java e Ligës së Kampionëve, kanë filluar supozimet mbi formacionet që do të zbresin në fushë dhe, sipas “Corriere dello Sport”, Interi do të bëjë ndryshime nga titullarët e zakonshëm.

Në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, reparti i prekur do të jetë mesfusha, aty ku mund të ulet në stol Hakan Çalhanoglu dhe vendin e tij ta marrë Arturo Vidal, që bashkë me Brozoviçin e Barelën do të formojë treshen pas shpatullave të sulmuesve.

Simone Inzagi, duke parë rritjen e lojës së mesfushorit, po mendon pikërisht kilianin si profilin ideal që mund t’u bëjë ballë madrilenëve, me të cilët do të nevojitet mentalitet i pathyeshëm e fizik i fortë për t’ia dalë.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES EUROPA LEAGUE/ Emery analizon: Shanset mbeten 50 me 50%, por e dimë se…

Delo.autor

DY SUPER GOLA/ Fillimisht barazon Liverpool me Origu, më pas kalon në avantazh Wolves me Neves (VIDEO)

Delo.autor

Salah: Jemi 11 kundër 11, e kaluara nuk ka rëndësi në një finale…

Sadik.Autor

Leave a Comment