Futboll Sport

JO VETËM CR7/ Por edhe Ronaldo Junior, Manchester United siguroi goditjen e dyfishtë nga “Bardhezinjtë”

Kristiano Ronaldo ka finalizuar transferimin e tij nga Juventusi te Mançester Junajtid por nuk ka qenë lëvizja e vetme e organizuar mes dy klubeve në ditët e fundit të merkatos së verës.

Ronaldo është zhvendosur me të gjithë familjen e tij nga Torino në Mançester, ndërsa është siguruar se përveç tij, në klubin anglez do të jetë edhe djali i tij, Kristiano Ronaldo Jr.

Ky i fundit, ka qenë pjesë e akademisë së Juventusit, duke luajtur me ekipin U11 dhe duke treguar atje një formë mjaft të mirë. Por tashmë ai do të jetë pjesë e kësaj skuadre te Mançester Junajtid, duke ndjekur si zakonisht gjurmët e babait të tij.

E veçanta është se këtë radhë, në të njëjtin ekip te Mançester Junajtid, do të jetë edhe djali i një ish-sulmuesi të njohur të djajve të kuq, Uejn Runit. Kështu, dyshja Ronaldo-Runi do të formohet përsëri, por në ekipin U11 të Mançester Junajtid.

Related posts

Carrick do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur … ja se ku

Q.Autor

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

SUPERIORJA ZBRET SOT NË FUSHË, POR PËR TË PROTESTUAR/ Bojkoti kthehet në kosto për klubet dhe FSHF-në

Delo.autor

Leave a Comment