Kërkesat për ta parë nga afër ndeshjen në shtëpi të PSG-së ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve shkojnë deri në qiell dhe biletat në Parc des Princes janë shitur të gjitha, kurse çmimi në tregun e zi për ri-shitje shkon deri në 14 mijë euro.
Për ta parë ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridi duhet të jesh shumë i pasur. Klubi ka njoftuar ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, edhe pse është ndeshje kthyese.“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”.
Para kësaj ndeshje, ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu me 14 shkurt, ndërsa edhe Real Madridi ka njoftuar përmes faqes së saj që nuk ka më bileta për këtë ndeshje.

