Futboll

Teuta euforike, kërkon surprizën ndaj Kukësit

Ai gol i sekondave të fundit ndaj Partizanit shihet si një pikënisje tek Teuta, pasi përveç pikës së marë tashmë ana psikologjike është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë javës në seancat stërvitore humori tek “djemtë e detit” ka qënë i mirë, ku protagonist absolut ka qënë padiskutim Shpëtim Moçka. Duket se ai gol i portierit vlonjat i ka shërbyer atij por edhe skuadrës që mbijetesën e sheh si një mision mëse të arritshëm, pavarësisht se Vllaznia po kundërpërgjigjet në mënyrë të jashtëzakonshme. Të shtunën Teuta udhëton drejt “Zeqir Ymerit” teksa kampionët shihen si një pengesë e kalueshme. Djemtë e Gentjan Begejës por tregojnë formë të mirë në fushën e lojës dhe duke i shtuar moralin e lartë që kanë në këtë moment asgjë nuk është e pamundur. Me grupin gjatë javës është bashkuar qendërmbrojtësi Ante Hrkac, i cili u largua i dëmtuar në sfidën ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi më 19 shkurt. Megjithatë gjasat janë që kroati ta nisë nga stoli pasi ende nuk është i gatshëm të luajë për 90 minuta të plota, ndërkohë që ndaj shkodranëve ishte sfida e fundit që Teuta ka humbur, pasi në 3 duelet pasardhëse ka fituar një ndeshje dhe barazuar dy, duke shënuar 3 gola dhe pësuar dy. Edhe pse ndaj Kukësit kanë 6 humbje radhazi në kampionat, tek Teuta besojnë që kjo transfertë mund të sjellë pikë në klasifikim duke shfrytëzuar më së miri armët e tyre, entuziazmin dhe grintën.

Related posts

Ndodh befasia, Balotelli te super ekipi i Seria A

Sadik.Autor

Pepe BEFASON me deklaratën për Ronaldon/ Të luash me CR7 është një…

Sadik.Autor

QESHARAKE/ Legjenda e ARSENALIT dhe ANGLISË ngatërron moshën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment