Futboll Sport

PËRPLASJA E RREZIKSHME ME BALAJN/ Zbulohet gjendja e portierit të Hungarisë

Portieri titullar i Hungarisë, Piter Gulashi, i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit mbrëmjen e djeshme, luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, pasi pati një përplasje me Bekim Balajn në minutën e 27-të dhe stafi mjekësor mjekësor vendosi të mos e rrezikojë më gjatë.

Gjithsesi pas kontrollit të detajuar për ndonjë problem të mundshëm në kokë apo shpinë, tashmë është konfirmuar se për fat të mirë dëmtimi i Gulasgut ishte i lehtë dhe portieri do të fluturojë nesër drejt Gjermanisë, për t’u vënë në dispozicion të stafit mjekësor të Lajpcig, klubit ku është pjesë prej disa sezonesh.

Gardiani 31-vjeçar do të kryejë një tjetër ekzaminim mjekësor, para se të nisë përgatitjet për sfidën e fundjavës, ku Lajpcig do të përballet me Bajernin e Mynihut në “Red Bull Arena”.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Granit Xhaka udhëheq Zvicrën në Serbi, ndeshja spostohet pranë Kosovës! Në fushë Spanja dhe Portugalia

F.autor

PAS OFENDIMEVE NDAJ ARBITRIT/ Ja sa ndeshje pritet të dënohet Higuaini (FOTO)

Isa.Autor

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Shqipëria, në të njëjtin nivel me Poloninë

Delo.autor

Leave a Comment