Futboll Sport

LAPORTA SULMON GRIAZMANN/ Presidenti i Barçës flet edhe për të ardhmen e Koeman

Largimi i Messi dhe së fundmi i Griezmann e ka kthyer Barcelonën në një ekip pa shumë shkëlqim, për më tepër as merkato në hyrje nuk ishte në lartësinë e duhur. Presidenti Laporta, është ndalur duke folur për disa nga temat më të nxehta duke nisur largimi i sulmuesit francez për tek Atletico Madrid: “Të gjithë e dimë çfarë tip lojtari është, por mendoj se nuk ishte i përshtatshëm për sistemin tonë të lojës, si person ka pasur gjithnjë një sjellje të mirë. Jam i bindur se nuk ishte lojtari për të cilin kishim nevojë. Është e qartë që ai mund të bënte diçka më shumë por e gjeti veten në situata të vështira”, theksoi Laporta duke u ndalur më pas tek trajneri Koeman:

“Ka të gjithë mbështetjen time, respektin dhe besimin për të punuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Rinovimi? Kemi folur disa herë me agjentin e tij dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë. Trajneri duhet të jetë në pozita të forta, nuk mund të jetë i brishtë në fundin e kontratës për këtë arsye i kam ofruar mundësinë për rinovim”, u shpreh presidenti i

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Shkodra rikthehet titullar te Kukësi, Duro në sulm ndaj verilindorëve

Isa.Autor

MANAJ PO SHKËLQEN/ Trajneri i Barcelonës B: Ju tregoj si e motivova në fillim

Delo.autor

Mesfushori i PSG-së, drejt kthimit në Itali. Nis kontaktet me klubin…

Sadik.Autor

Leave a Comment