Futboll Sport

E FUNDIT/ Pele i nënshtrohet një operacioni të komplikuar, ja gjendja shëndetësore e legjendës së Brazilit…

Legjenda e futbolli Pele nuk po kalon një moment aspak të mire teksa prej një jave ndodhet i shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve në shëndetin e tij.

Në fillim lajmi u hodh poshtë, por 3 herë kampioni i botës me Brazilin ka shuar heshtjen duke shpjeguar gjithçka. Pele është operuar për të hequr tomorin në zorrën e trashë, një problem mjaft serioz, por vetë legjenda ka qetësuar fansat duke shkruar në rrjetet sociale se gjendja e tij është e mirë.

“Miqtë e mi, ju falënderoj shumë për mesazhet dashamirëse. Falenderoj Zotin që jam shumë mirë dhe që i lejova Dr. Fabion dhe Dr. Migelin të kujdesen për shëndetin tim.

Për fat të mirë, jam mësuar të festoj fitore të mëdha përkrah jush. Do ta përballoj këtë sfidë me një buzëqeshje në fytyrën time, shumë optimizëm dhe gëzim për të jetuar i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi,” shkroi Pele.

Pele, i cili doli në skenën ndërkombëtare si adoleshent në Kupën e Botës 1958, ka mbetur në qendër të vëmendjes edhe pas daljes në pension. Në vitin 2000, FIFA e emëroi atë si Lojtarin e Shekullit, një nder që ai e ndau me argjentinasin Diego Maradona.

Related posts

“KO” BRUTALE NË UFC/ Grushti i Rozenstruik i heq buzën nga vendi kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

Deschamps: Siç ndalëm Messin do të ndalojmë edhe Belgjikën

Sadik.Autor

“NUK NA NDEROJNË”/ FSHF mbi incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni: Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe dhjetëra të tjerë që na njollosin…

Delo.autor

Leave a Comment