Futboll Shqipëri Sport

GJITHÇKA NË KUSHTE OPTIMALE/ Përfundon shtrimi i tapetit të ri, shihni si duket “Air Albania” (VIDEO)

Stadiumi “Air Albania” duket se më në fund ka shpëtuar nga problemi kryesor i këtij impianti, gjendja jashtë parametrave e tapetit me bar natyral që kishte. Tashmë në stadiumin kryeqytetas është shtuar tapeti i ri hibrid, me shtresë bari sintetik të ndërthurur me natyral dhe kjo pritet të zgjidhë përfundimisht një shqetësim që e kishin ngritur edhe futbollistë kuqezi.

Për shkak të shtrimit të tapetit të ri, u vendos që ndeshjet e përfaqësueses të muajit shtator të lëviznin drejt “Elbasan Arena”, në mënyrë që bari të mos dëmtohej dhe të ishte gati për sfidat e radhës të tetorit e më tej.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shfaqet gjendja aktuale e impiantit, pasi ka përfunduar shtrimi i plotë i tapetit. Gjithçka duket në kushtet optimale, për të pritur përfaqësuesen në muajt e ardhshëm, por edhe disa nga ndeshjet kryesore të kampionatit shqiptar.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Edy Reja: Elementi thelbësor është të dalim në…

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Sadik.Autor

“Shpërthen” Messi, shënon edhe golin e dytë ndaj Leganes

Sadik.Autor

Leave a Comment