Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK BËNTE PËR TIRANËN/ Musa Mohamed po shkëlqen në Kupën e Afrikës

Prej disa ditësh është duke u zhvilluar Kupa e Afrikës. Kombëtaret pretendente janë ato të Senegalit, teksa në organikën e lojtarëve mund të gjesh emra si Kalidu Kulibali i Napolit, apo kampioni i Champions League me Liverpulin, Sadio Mane, ndërkohë pas nuk mbetet edhe Egjipti. Edhe kjo Kombëtare udhëhiqet nga një sulmues si Mohamed Salah, gjithashtu kampion i europës me Liverpulin. Ndërkohë, si në çdo kompeticioni nuk mungojnë surprizat.

Ndërsa, ende nuk ka mbaruar faza e grupeve, Kombëtarja e Kenias është shumë pranë kualifikimit. Kenianët janë pjesë e grupit C, së bashku me Senegalin dhe Algjerinë. Megjithatë, deri në këto momente ia kanë dalë të grumbullojnë 3 pikë në dy ndeshje dhe kanë shpresë për t’u kualifikuar si vendi i tretë më i mirë. Në radhët e tyre nuk ka yje, megjithatë ata mbështeten te grupi. Pjesë e lojtarëve të Kenias, është edhe ish-futbollisti i Tiranës në sezonin 2017-2018, Musa Mohamed.

Mbrojtësi ishte pjesë e bardhebluve në Kategorinë e Parë por nuk arriti të linte përshtypje të mira duke regjistruar vetëm 4 paraqitje me 24-herë kampionët e vendit. Megjithatë, tashmë karriera e Musa ka marrë një tjetër rrjedhë teksa me vendin e tij është pranë një arritje të rëndësishme.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Korçarët i falen golit të Muzakës

Delo.autor

ATALANTA-LIVERPOOL/ Gjimshiti starton titullar, Shaqiri nis nga stoli në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET ALLEGRIT/ Juventus vendos ta nxjerrë në shitje dhe fikson çmimin, gati të përfitojë klubi…

Delo.autor

Leave a Comment