Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Portugalia mposht Azerbajxhanin pa Ronaldon marrin kreun e Grupit A

Portugalia ka mposhtur 0-3 Azerbajxhanin në kuadër të sfidave eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

Ishte një ndeshje pa shumë histori ku luzitanët gjetën avantazhit e dyfishtë që në pjesën e parë me anë të Bernardo Silvës dhe Andre Silvës.

Edhe pjesa e dytë foli për Portugalinë, teksa rezultatin e vulosi sulmuesi i Liverpulit Diogo Zhota në minutën e 75-të të takimit.

Portugezët shkëlqejnë dhe pa Ronaldon dhe marrin kreun e Grupit A ku kanë grumbulluar 13 pikë pas 5 ndeshjesh.

Ndërkohë Azerbajxhani i De Biasit renditet në vendin e fundit në grup duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 5 takime.

Related posts

E BUJSHME NGA AMERIKA/ Po dominon prej 6 vitesh, Mercedes pranë largimit nga Formula 1

Delo.autor

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ Skandali i vërtetë i tifozëve polakë me baner në kualifikueset e Champions

F.autor

SHTYHET REVANSHI WILDER-LUIS ORTIZ/ Sfidanti zbulon datën e duelit për titull

Delo.autor

Leave a Comment