Futboll

Atletico Madridit i bëhet pengesë Barcelonës për Griezmannin

Barcelona duket se ka humbur besimin për nënshkrimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Futbollisti francez kërkohet nga Barcelona, pas performancave të shkëlqyera me Atletico-n, e cila pozicionohet e dyta në La Liga.

Barcelona e Ernesto Valverde aktualisht është në krye të tabelës me tetë pikë diferencë, por ata e duan francezin në “Camp Now”.

26-vjeçari ka shënuar 23 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon dhe ka pasur zëra se Barcelona do të bëjë një lëvizje për të në verë.

Gazetari spanjoll Pipi Estrada ka deklaruar që Atletico do të japë çdo pagë që Barça do të ofrojë me shpresën për ta mbajtur atë në “Wanda Metropolitano”.

Zyrtari ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, është ai që i ka bërë ofertën Griezman-it me shpresën për ta mbajtur në Madrid.

Ne kemi mundësinë t’i ofrojnë atij njëjtën pagë si Barça “, tha Angel Gil për “El Chiringuito TV”.

Francezi shprehet se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll me familjen e tij.

Related posts

PARTIZANI ME TRAJNER TË RI/ Ja kush do të drejtojë “Demat e Kuq”

F.autor

MOMENTE FRIKE/ Panik në kampionatin shqiptar, përplaset me arbitrin dhe futbollistit i ikën… gjuha

Delo.autor

(FOTO) Coutinho bashkë me familje mbërrin në Barcelonë, shihni si pritet në aeroport

Q.Autor

Leave a Comment