Futboll

Vëllai i Ajetit te përfaqësuesja e Zvicrës, pritet vetëm konfirmimi nga Petkoviç

Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, që aktivizohet me Bazel pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen e Zvicrës në fund të këtij muaji, në dy miqësoret që skuadra e drejtuar nga Petkoviç ka planifikuar si pjesë të përgatitjeve të saj për Rusi 2018.

Alternativat e Zvicrës në majën e sulmit janë të pakta dhe për këtë arsye trajner Vladimir Petkoviç e ka të qartë se duhet të eksperimentojë me emrat e rinj për të gjetur ‘pykën’ që i nevojitet në Botëror. Një ndër emrat që do të jetë në prove për këtë kohë është Albian Ajeti, i cili duket se ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën dhe parashikohet të ketë mundësinë të debutojë me të në mars.

Sulmuesi i Bazelit është në listën paraprake të Zvicrës U21 për ndeshjet e marsit, por në njoftimin që është shpërndarë ne mediat zvicerane, theksohet se ai do të konfirmohet përfundimisht në të vetëm nëse Petkoviç nuk e grumbullon me ekipin A deri më datë 16 mars, kur të bëhet publike lista zyrtare për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Panamasë.

Pak muaj më parë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në një intervistë për mediat e pranoi se Albiani nuk do të luante për kuqezinjtë. “E dimë prej kohësh që nuk do të vijë me ne.

Related posts

Reus te Milan nuk është fantazi, ja pse mund të realizohet

Q.Autor

Një trajner me eksperiencë për Kastriotin, krutanët vendosin për pasuesin e Plorit

Isa.Autor

Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment