Futboll Seria A Sport

ATALANTA E TIJ SI “TANKS”/ Gasperini: Vetëm Juventus më lart se ne! Champions? Nivel i frikshëm, por…

Atalanta fiton përsëri, por tashmë nuk është më një risi. Skuadra e Gasperinit arrin suksesin e nëntë radhazi mes Serisë A dhe Champions League (i katërti në po aq lojëra që nga rifillimi i kampionatit) dhe, ndoshta përfundimisht, largon Napolin nga gara për vendin e katërt.

Atalanta-Napoli, Gasperini sogna in grande. Gattuso si infuria: "L ...

Janë 15 pikë që tani ndajnë ekipin e Gasperinit nga ai i Gattusos. Një seri rezultatesh që gëzojnë trajnerin bluzi: “Në këto vite kemi mbërritur para të gjithëve përveç Juventusit. Do të arrijmë edhe para Napolit. Do të shohim nëse mund të përmirësojmë më tej pozicionin tonë në renditje, gjëja më e rëndësishme është që kemi mbajtur distancën nga Roma. Performanca me Napolin ka qenë e jashtëzakonshme nga këndvështrime të ndryshme”.

Tutti pazzi per l'Atalanta, seconda squadra del cuore ...

Por, në Bergamo kanë nisur të ëndërrojnë edhe Champions League.

“E mendojmë Ligën e Kampionëve, edhe pse kampionati mbetet thelbësor për të marrë pjesë në Champions League përsëri vitin e ardhshëm. Do të arrijmë ta luajmë atë në gusht, por vetëm përmes rritjes konstante dhe një pjekurie të caktuar mund të luajmë shanset tona”.

Gasperini in leggero vantaggio nei confronti con il Napoli

“Konkurrenca dhe niveli i Champions janë të frikshme, por këto vitet e fundit jemi përmirësuar. Uroj vetëm që të mos kemi dëmtime”.

Related posts

Pepe nuk ndryshon, ndërhyrje horror dhe karton i kuq

Sadik.Autor

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Delo.autor

PREZANTOHET TEK BAYERN MUNICH/ Trajneri Nagelsmann shpreh një dëshirë: Do të isha i lumtur nëse…

Delo.autor

Leave a Comment