Futboll Premier League Sport

“AVENTURA IME…”/ Willian rrëfen për përqafimin që bëri xhiron e botës dhe arsyen e largimit nga Arsenal (VIDEO)

Pasi është kthyer në Brazil javën e kaluar, Willian është gati për një aventurë të re në “shtëpi” me fanellën e Corinthinas.

Klubi e ka pritur me krahët hapur, ashtu siç ka bërë babai i tij që, në ditën e mbërritjes së tij, e ka përqafuar pa i mbajtur dot lotët.

Një moment që është bërë viral në rrjetet sociale.

“Aventura ime tek Arsenal nuk ka qenë e mirë, nuk isha i lumtur tek ai klub”, ka thënë Willian në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

“Kthimi në Brazil ka qenë zgjidhja më e mirë. Kam analizuar edhe disa mundësi të tjera, por doja të kthehesha te Corinthinas, në shtëpinë time për të qëndruar afër familjes sime. Ky është klubi që më ka bërë të njohur dhe ishte momenti i duhur për t’u kthyer”.

Në lidhje me emocionet e provuara: “Për mua është shumë e bukur të jem këtu dhe të vesh përsëri këtë fanellë. Pres me padurim që të jem në fushë. Jam me të vërtetë i emocionuar”.

Related posts

HUMBJE E RËNDË/ Goli i shënuar për 42 sekonda vendos ndeshjen e Bundesligës

Delo.autor

“BARÇA ISHTE ËNDRRA IME”/ Levandovski në një rrëfim ndryshe përpara Botërorit: Argjentinë-Gjermani, dyshja favorite

F.autor

NDESHJA NDAJ KAMERUNIT/ Shfryn Dani Alvesh: Për Brazilin bëj edhe… muzikantin!

F.autor

Leave a Comment