Formula 1 Sport

Vettel reflekton dhe kërkon që të gjejë fajtorët për garën e Spanjës

Vettel e mbylli i katërti në garën për Çmimin e Madh të Barcelonës: është herë e parë në këtë sezon që në podium nuk është një Ferrari. Në xhiron e 41 Vettel humbi dy pozicione, duke lënë vendin e dytë për të kaluar i katërti, gjithçka pas një ndalese në ‘pit stop’ për 5.6 sekonda.

“Shpjegimi është mjaft i thjeshtë – komentoi Vettel – gomat tona duruan më pak se të të tjerëve. Gomat e përzgjedhura për këtë garë na kanë ngadalësuar, por ishin të njëjtat për të gjithë. Kështu, duhet që të kuptojmë se ku kemi gabuar. Ne u munduam që të evitonim ndalesën në ‘pit stop’ për shkak të gomave. Më pas, humbëm kohën në ‘pit stop’. Nuk arritëm që të mbanim makinën në mënyrën e duhur, patëm gjithashtu dhe probleme të bilancit”.

Vettel më në fund ka provuar që të fitojë vendin e tretë, por Verstappen ia arriti që ta mbyllë më së miri: “Hamilton ishte më i shpejtë, kishte një hap tjetër. Pas ‘pit-stop’-it, në fund të garës, makina shkoi më mirë, por Verstappen ka qenë i zoti që të rrijë përpara”.

Related posts

Në Angli e duan të gjithë, Pulisic vendos për të ardhmen

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Nuk gjeti hapësirat e nevojshme me Konten, sulmuesi i Totenhemit transferohet te 4-herë fituesit e Champions-it

F.autor

KORONAVIRUSI/ Theu rregullat e karantinës, policia arreston trajnerin e kombëtares (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment