Futboll Premier League

Rooney pretendon se ka një skuadër që është më e mirë se Manchester City

Pas 18 ndeshjeve të para të Premier League, Manchester City është duke pushtuar fushat sa herë që luan. Qytetarët kanë 52 nga 54 pikë, duke u larguar 11 pikë nga Manchester United i vendit të dytë.

City ka shkatërruar rivalët, ka mundur çdo konkurrent për titull dhe debati nëse kjo është skuadra më e mirë që ka luajtur në historinë e Premier League.

Duke folur për talkSPORT këtë fundjavë, ish-lojtari i Manchester United Wayne Rooney ka thënë se City ka një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur nivelin e skuadrës së Alex Ferguson në 2007/08 që fitoi Premier League dhe Champions League.

Pas 18 ndeshjesh, United kishte 42 pikë, vetëm një më tepër se pikët aktuale të skuadrës së Mourinho-s.

“Nuk mendoj se e kanë arritur atë ekip. Do t’u duhet të vazhdojnë me këtë ritëm dhe të bëjnë akoma më shumë. Do të thosha se United i 2008 është më i miri.

“Skuadra e City-t duhet të fitojë trofe dhe ta bëjë lojën aktuale për një kohë më të gjatë.”

Rooney është larguar nga Manchester United gjatë verës së kaluar duke u rikthyer tek ekipi i fëmijërisë, Everton. Ku ka shënuar 9 gola këtë sezon të karakterizuar me ulje-ngritje.

Related posts

Juventusi në kërkim të një mesfushori, në listë talenti francez Aouar

Q.Autor

HANDANOVIC JASHTË PLANEVE/ Interi zgjidh problemin për portën. Zbulohet marrëveshja me “gardianin”…

Delo.autor

Low nuk preferohet më/ Këta janë kandidatët kryesor për stolin e Gjermanisë

Isa.Autor

Leave a Comment