Futboll Seria A Sport

Casano bën parashikimin e Serie A: Kjo skuadër e FITON TITULLIN që në shkurt

Titulli i Seria A do të fitohet që në muajin shkurt. Është ky mendimi i sulmuesit italian Antonio Cassano, që pretendon se titulli në elitën e futbollit italian do të vendoset në muajin e dytë të vitit 2019.Ai ka shkuar më tej, duke parashikuar dhe fituesin, që sipas tij do të jetë Juventusi.

“Ekzistojnë skuadra si Interi, Roma dhe Lazio, të cilët janë forcuar. Napoli ka humbur një shtyllë si Reina dhe Juve është një çështje tjetër. Ata janë si Bolt në kuptimin që nëse ata dëshirojnë të fitojë, ata e bëjnë. Nëse ata duan, ata mund të fitojnë titullin deri në shkurt dhe pastaj të mendojnë për Ligën e Kampionëve.

Juventusi është tre ose katër vjet përpara të tjerëve. Ata janë programuar në mënyrë krejtësisht të ndryshme nga të tjerët, falë ideve, vendimeve dhe të ardhurave të tyre”, deklaroi sulmuesi për “Il Mattino”.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Venezuelë-Peru, përfundon në barazim pa gola

Delo.autor

POLEMIKAT PËR PENALLTINË E FITUAR NGA YLLI BRAZILIAN/ Thiago Silva: Neymar? E provokuan dhe ai i ndëshkoi…

Delo.autor

Behrami zbulon gjithçka: DËBIM POLITIK! Më përjashtuan njerëz që nuk kanë luajtur kurrë futboll

Isa.Autor

Leave a Comment