Futboll Sport

“EGOIST! AJO QË BËRI…”/ Legjenda Donovan “shpërthen” ndaj Mckennie pas përjashtimit nga kombëtarja

Futbollisti i Juves, Weston Mckennie u bë protagonist duke u përjashtuar nga kombëtarja amerikane pasi këta të fundit pretenduan se mesfushori kishte shkelur rregullat e ekipit.

Trajneri Greg Berhalter nuk u mendua dy herë duke i treguar derën Mekenit pasi ky i fundit kishte futur në dhomën e hotelit të kombëtares një person të pautorizuar. Në një intervistë për mediat amerikane, legjenda e futbollit amerikan Landon Donovan foli me tone të ashpra për Mekenin duke e cilësuar si egoist dhe si fyese për ekipin kombëtar veprimin e mesfushorit.

“Unë jam tepër i zhgënjyer me Mekeni, ajo që ai bëri është pothuajse e pariparueshme. Unë e kuptoj që pas muajsh të mbyllur në shtëpi keni nevojë të takoheni me njerëzit tuaj,  por kjo është java e jetës tuaj, me tre ndeshje shumë të rëndësishme, jo vetëm për veten tuaj, por për shokët e skuadrës dhe për vendin, themelore për të shkuar në Kupën e Botës. Niveli i tij i egoizmit është përtej kuptimit tim”, u shpreh legjenda amerikane Donovan.

Sidoqoftë, dyert e ekipit kombëtar amerikan janë ende të hapura për Mekeni, pasi ai ka vuajtur pezullimin: “Njerëzit bëjnë gabime. Uiston më kërkoi falje mua dhe grupit.

Ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe jam i sigurt se kur të bëhet mirë do të kthehet. Më besoni, trajnerë të panumërt përballen me vendime ku ata duhet të përjashtojnë lojtarët e talentuar nga formacioni për një arsye apo për hir të të tjerëve, por ne e bëmë atë për atë që mendojmë se është e mira e grupit dhe e mira e ekipit’’, ishin fjalët e trajnerit të Amerikës.

Related posts

Totti: Sot do të vleja 200 milionë euro

Q.Autor

Juventus nuk mendon vetëm për PJANIC, gati firma me mbrojtësin italian

Isa.Autor

Arsenal shpërdoron fitoren në fund, mbetet jashtë zonës Champions

Q.Autor

Leave a Comment