Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FITORJA ME SHQIPËRINË/ De Biasi i kujton Santosit: Më ke borxh një shishe verë

Xhani de Biazi, trajneri i Azerbajxhanit, e rezervoi protagonizmin jashtë fushe me Portugalinë, në konferencën për shtyp në vigjilje të kualifikueses së Botërorit. Ai shpresonte që mungesa e Kristiano Ronaldos t’i jepte një dorë skuadrës së tij, por në fund luzitanët arritën të fitojnë edhe pa kapitenin e tyre:

“Flasim për një futbollist fantastik, por Portugalia ka lojtarë të Mançester Sitit, Mançester Junajtidit, Liverpulit, PSG-së, Dortmundit, Uolverhemptonit, Benfikës, Portos, Sportingut… Në jetë kurrë mos thuaj kurrë.

Dhe unë do të doja të kujtoja se Fernando Santos më detyrohet një shishe vere ‘Porto’, sepse u bë trajner falë meje dhe vitin pasardhës u shpall kampion Europe”. Italiani i referohej humbjes së Portugalisë së Paulo Bentos kundër Shqipërisë së tij më 7 shtator 2014, ndeshje që i kushtoi stolin trajnerit luzitan.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Delo.autor

POSTON VETËM “ALLAH”/ Mavraj po kalon ditët e fundit te Arisi

Delo.autor

KORRI SUKSESIN E PARË NË FORMULA 2/ Djali i Schumacher zbulon të ardhmen: Nëse do të ndodhë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment