Futboll Seria A

Çështja Donnarumma/ Situata kaotike tek Milani, shtyhet takimi i drejtuesve me agjentin Raiola

Një takim i propozuar mes Mino Raiolës dhe Milanit thuhet se është vonuar pas humbjes në Verona.

Rossonerët janë në grumbullim pas humbjes 3-0 të së dielës në Butei, që do të thotë se skuadra do të qëndrojë në Milanello në formë ndëshkuese.

Në javët e fundit ka pasur spekulime mbi të ardhmen e portierit Gianluigi Donnarumma, dhe një takim pritej midis CEO Marco Fassone dhe agjentit të tij, Mino Raiola.

Tani edhe pse Gazzetta dello Sport po raporton se Raiola u takua me klientin e tij, duke treguar se një ndërprerje në marrëdhëniet e tyre është e mundshme, por takimi me klubin është shtyrë.

Takimi me Fassone është shtyrë për një kohë kur gjërat rreth klubit janë më të qeta, ndoshta pas Krishtlindjeve apo në vitin e ri.

Raiola ka të ngjarë të takohet vetëm me CEO, pasi dihet se ai dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli nuk i kanë marëdhëniet mirë me njëri tjetrin.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Cikalleshi pranë klubit turk, kavajasi është “peng” i uruguaianit të famshëm

Isa.Autor

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Pas një dalje e gabuar të portierit, ndëshkon Benzema (VIDEO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ I jep leksion kundërshtarëve,”plakushi” Dani Alves mahnit stadiumin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment