Futboll Seria A Sport

ZBULON PLANET ME ROMËN/ Mourinho: Ja pse jam një trajner më i mirë se në kohën e Inter-it

Jose Mourinho ka siguruar tifozët e Roma-s se të gjithë brenda klubit janë të vendosur të arrijnë suksesin.

Trajneri portugez është pyetur për planet e tij për Roma-n në këtë sezon.

“Ky nuk është projekti Friedkin, nuk është projekti Tiago Pinto, nuk është projekti Mourinho, është projekti Roma”, ka thënë Mou për kanalin zyrtar të Serisë A në Youtube.

“Ky është një projekt që synon të bëjë diçka të madhe për klubin për një kohë të gjatë. Ne duam që Roma të jetë e suksesshme në të ardhmen”.

Në vazhdim, Mourinho ka thënë se është nëj trajner më i mirë në krahasim me vitet e kaluara tek Inter, ku ka fituar “Triplete” më shumë se dhjetë vite më parë.

“Jam shumë më i mirë tani, e kam seriozisht. Ndihem më i mirë tani sepse kjo është një punë ku eksperienca ka shumë rëndësi”.

Related posts

JUVENTUS-GENOA/ Pas një goditje nga këndi, sulmuesi Scamacca ndëshkon me kokë “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Xavi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment