Futboll Premier League Sport

FENOMENAL/ Zbuloni sa TROFE ka fituar GUARGIOLA për 10 vite (STATISTIKA)

As optimisti më i madh nuk do ta kishte menduar këtë sukses të Guardiolës! As optimisti më i madh nuk mund të kishte imagjinuar se, 10 vjet në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola do të grumbullonte 24 trofe, aq më pak kur ai humbi ndeshjen e tij të parë në Barcelonë.

Fitorja e Superkupës së Anglisë kundër Chelsea shton një tjetër sukses në kabinetin e tij të trofeve, teksa vazhdon të fitojë vend në mesin e trajnerëve më të mirë të futbollit në botë. Guardiola, në katër sezone në Barcelonë, fitoi 14 tituj: tre La Liga, dy Kupa Mbreti, tri Superkupa Spanjolle, dy Liga Kampionësh, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klube.

Në tre vite në stolin e Bayern Munich, ai shtoi edhe shtatë trofe të tjerë; tri Bundesliga, dy Kupa Gjermanie, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klubet. Në Manchester, me vetëm dy sezone të plota si trajner i City, ai ka tashmë tre trofe, ku më i fundit ishte Superkupa, në një ndeshje ku i mundën me lehtësi kundërshtarët e tyre, Chelsea, 2-0.

Tani, të gjithë sytë kthehen në Ligën e Kampionëve, të cilën ai nuk e ka fituar që nga viti 2011 dhe triumfi i vetëm i Manchester City në Europë është shumë i largët, në sezonin 1969-1970. Në një deklaratë që ka pasur më herët, 47-vjeçari është shprehur se është i “etur” të fitojë sa më shumë trofe këtë sezon. Dhe ndeshja e djeshme e vërtetoi më së miri.

Related posts

James ndryshon destinacion, Klopp e dëshiron me cdo kusht te Liverpool

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton thumbon Verstappen: S’ka përvojë, titulli s’fitohet në një kthesë

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Milan mposht Veronën me përmbysje të “ÇMENDUR” dhe rimerr kreun

Delo.autor

Leave a Comment