Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Gruaja dhe “trajneri i gjumit”, zbulohen sekretet e bomberit Lewandowski

Anna Lewandowska është një ish-kampione karateje dhe një eksperte ushqimi. Por është edhe gruaja e Robert Lewandowski, që ka përfituar në vitet e fundit të karrierës nga sugjerimet e saj.

Sulmuesi polak, sipas Times, ndjek një lloj diete të përmbysur: e nis vaktin me ëmbëlsirën, më pas ha pak oriz me mish ose peshk, para se ta mbyllë me një sallatë ose supë.

Dieta e tij konsiston kryesisht në makarona dhe perime. Por Anna nuk është i vetmi person që kujdeset për sulmuesin e Bayern.

Çifti, në fakt, kanë një “mjeshtër të gjumit”, që ka detyrën t’i ndihmojë në menaxhimin e kohës së pushimit gjatë ditës. Në mënyrë që gjithçka të jetë sa më cilësorë, nuk lejohen ekrane dhe drita blu në dhomën e gjumit, ku temperatura nuk i kalon kurrë 21 gradët.

Related posts

Gjysëm finalet e Champions, sonte ndeshja Bayern – Real Madrid

Sadik.Autor

NUK PO LUAN/ Stones do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të Man Cityt

Isa.Autor

Presidenti META pret AGOLLIN në takim: I urova fat, por jo kundër KUKËSIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment