Futboll Sport

VDEKJA E MARADONËS/ Trashëgimtarët e ikonës e së futbollit kërkojnë zhvendosjen e trupit. Ja arsyeja…

Trupi i Diego Armando Maradona, i ndarë nga jeta më 25 nëntorin e 2020-ës, prehet në varrezat e Bella Vista, në krah të varreve të prindërve të tij.

Por vajzat Dalma dhe Gianinna duan të ndërtojnë një mauzole për t’i dhënë mundësi të gjithë tifozëve të botës të vizitojnë dhe të nderojnë ish-yllin e futbollit.

Projekti duhet të miratohet nga gjykata argjentinase, por nuk ka mbështetjen e të gjithë trashëgimtarëve.

Veronica Ojesa, ish-partnerja e Maradona-s, ka shpjeguar:

“Është një problem i madh sepse Diego ka dashur gjithmonë të prehet me prindërit e tij, dhe nuk mund të largohet nga varrezat. Në të ardhmen, fëmijët e Diego-s do të duan të prehen me babanë dhe do të ishte një problem ta bënin diku tjetër. Ideja më ka pëlqyer, por duhet që të gjithë të jenë dakord”.

Dalma Maradona u është përgjigjur kritikëve:

“Qëllimi im dhe i Gaininna-s nuk është që të krijojmë turizëm dhe të bëjmë para, por vetëm për tifozët”.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ NAPOLI zgjedh një meksikan për portën

Isa.Autor

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Isa.Autor

IRRITOHET TUCHEL/ Trajneri ndërpret GAZETARIN për arsyen e veçantë: Po më telefonon…

Isa.Autor

Leave a Comment