Futboll Sport

E ARDHMJA E DEMBELE MBETET MISTER/ Presidenti Laporta shtang Juventus: Do të takohemi shumë shpejt

E ardhmja e Ousmane Dembele është akoma e paqartë.

Kontrata e francezit skadon qershorin e ardhshëm dhe negociatat me Barcelona-n duket se nuk kanë hyrë akoma në fazën e nxehtë. Juventus është e gatshme të përfitojë nga situata dhe ta marrë lojtarin me kosto zero verën e ardhshme.

Megjithatë, Laporta ka larguar mundësinë e një lamtumirë të Dembele nga Barcelona në fund të sezonit.

“Kemi në program një takim me përfaqësuesit e tij. Marrëdhëniet janë shumë të mira, duam që të qëndrojë te Barça dhe ai e di. Numri shtatë i pëlqen dhe na ka thënë se ka dëshirë të vazhdojë të mbrojë ngjyrat blaugrana”, ka thënë presidenti i katalanasve.

Një lajm i keq për Juventus, që duhet të heqë dorë nga ëndrra për ta marrë Dembele në Torino me kosto zero në sezonin 2021/22.

Francezi ndiqet edhe nga Manchester United.

Related posts

BABAI I TIJ E DËRGON NË STADIUM/ Shikojeni reagimin e fëmijës kur sheh për herë të parë (VIDEO)

Delo.autor

NJË NGA LËVIZJET MË TË BUJSHME NË VERË/ Barcelona-Manchester United shkëmbejnë yjet…

Delo.autor

BARAZIMI NË SHTËPI/ Flet Suarez: Messi është më i miri në botë, por nuk mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment