Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Martini: Teuta u penalizua disa herë vjet, VAR-i një dorë e mirë

Teuta do të startojë mbrëmjen e nesërme sezonin e ri futbollistik kundër një rivali direkt për titull si Partizani. Kjo do të jetë një ndeshje ku do të mësohet shumë për të dyja skuadra pasi ndryshimet e shumta në skuadër e kanë bërë situatën të panjohur në të dyja klubet.

Në konferencën për shtyp prag sfidës së nesërme, trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për Partizanin si dhe rëndësinë e VAR-it në sezonin e ri futbollistik.

Partizani: ‘’Kur luan kundër Partizanit është e qartë që është një ndeshje e fortë, ku duhet të hysh për të fituar. Normalisht dhe Partizani ka bërë lëvizje shumë, por dua të them që më shumë njihemi ne trajnerët me njëri-tjetrin sa me ekipin, kështu mendoj që do të jetë ndeshje e fortë’’.

VAR-i: ‘’Unë them që po, sepse vitin e kaluar kemi pasur ankesat tona te gjykimi, siç kanë pasur dhe të tjerët. Jemi penalizuar disa herë, mendoj se po të kishte qenë VAR-i nuk do të kishim rezultatet që kemi pasur që nga java e parë e deri në fund, kështu që mendoj se është dorë e fortë, dorë e mirë që ne të kemi drejtësi në futboll’’, u shpreh Martini.

Related posts

2022-2023/ Interi rrezikon grupin e “ferrit”, Milani komod, njihuni me vazot e Champions League

F.autor

NDESHJA NDAJ LAZIOS/ Cristiano Ronaldo ka një motiv për të shënuar sonte, fjala është për…

Delo.autor

“SALAH YOU F***ING MUSLIM”/ Ylli egjiptian ofendohet rëndë në Londër nga një tifoz (VODEO)

Delo.autor

Leave a Comment