Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Messi i dhuron fitoren Argjentinës me tripletë dhe kalon rekordin e Pele. Triumfon Brazili

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.

Argjentina ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Bolivisë falë magjive të Lionel Mesit i cili dhuroi “show” me një tripletë. Ylli argjentinas ka kaluar dhe rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane dhe e futbollit, Pele ku sulmuesi i PSG-së ka shënuar 79 gola ndaj Pelesë me 77 gola në një kombëtare amerikano-jugore. Skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Perusë, falë golave të Ribeiros dhe Nejmarit, dhe skuadra Seleçao aktualisht klasifikohet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, e shkëputur ndjeshëm nga Argjentina e vendit të dytë.

Në takimet e tjera, Uruguaj ka arritur një sukses në frymën e fundit në minutën e 90+2′ flalë golit të Pereiros ndaj Ekuadorit. Paraguaj ka fituar me shifrat 2-1 kundër Venezuelës dhe Kolumbia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Kilit.

Related posts

“JU TREGOJ ÇFARË MË THA RONALDO”/ Sulmuesi Uzuni: Ja çfarë do bëj me fanellën e CR7…

Delo.autor

VENDIMI I CAS/ Reagon zyrtarisht Skënderbeu: Klubi është njoftuar se…

Delo.autor

Mourinho jep urdhër, kërkon mbrojtësin e Juventus…

Q.Autor

Leave a Comment