Bundesliga Futboll Sport

SFIDON TË KALUARËN DHE MBROHET NGA AKUZAT/ Trajneri Nagelsmann: Nuk do të rinovonte me Bayern…

Të shtunën do të luhet në Red Bull Arena ndeshja mes Leipzig dhe Bayern Munich, ndeshje e veçantë për trajnerin e bavarezëve Julian Nagelsmann.

34 vjeç, pas dy viteve në drejtim të Leipzig dhe gjysmëfinales së Champions të arritur në 2020-ën, është lajmëruar se do të marrë stolin e Bayern që në prillin e kaluar.

Një transferim që është pasuar nga disa polemika, veçanërisht pasi i ka “vjedhur” ish-skuadrës së tij Dayot Upamecano-n dhe, në ditët e fundit të merkato, Marcel Sabitzer:

“Kur kam zhvilluar bisedat e para me Bayern ishte e qartë që më parë se Upamecano do të vinte. Ndërsa Sabitzer kishte vendosur prej kohësh që nuk do ta rinovonte kontratën. Dhe fakti që Leipzig ka përfituar ekonomikisht do të thotë se nuk ka shkuar edhe aq keq”.

Sabitzer nuk pritet të luajë nga fillimi:

“Do të ishte një opsion i mirë edhe nga stoli. I emocionuar? Pres me padurim të kthehem në Leipzig. Kemi patur dy vite shumë të mirë”.

Related posts

Befason presidenti: Po qëndroi me ne, Inter do të humbasë 22 mln dollarë të tjerë

Isa.Autor

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Kovaç: Do transferojmë këtë super lojtar!

F.autor

Bari u shpërbë, vjen oferta e parë zyrtare për mesfushorin e kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment