Futboll Kombëtarja Sport

“ËSHTË I SJELLSHËM DHE SIMPATIK”/ Mërgim Mavraj shpjegon: Reja po sillet si babai ynë…

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka shpjeguar se trajneri Reja duket simpatik dhe sillet si babai i tyre, ndërsa ka shpjeguar edhe eksperiencën në Greqi.

“Vijmë nga ndryshime të rëndësishme dhe duhet pak kohë për të analizuar ndryshimet e ndodhura. Kemi disa orë në Durrës dhe nuk mund të jap opinion si kanë ndryshuar gjërat pasi ka edhe kohë. Kur hyra te dhoma dhe që gjeta që vendi im nuk ishte bosh ishte çudia e parë.

Para ndeshjes me Skocinë ishim të fokusuar pasi ishte e rëndësishme por tani kemi ardhur nga kampionatet edhe me probleme. Nuk e kemi përqendrimin e Islandës dhe kur të shkojmë në Gjermani ndryshon përqendrimi që kemi tani”.

Edi Reja? Kemi biseduar dje dhe jam stërvitur sot e më duket simpatik dhe i qetë. Na duket si babai i jonë, i buzëqeshur dhe nuk mund ta vlerësojmë faktikisht. Është i sjellshëm dhe simpatik.

Greqia? Ka kaluar shumë kohë dhe në 6 muajt e fundit kam pasur sfida në Gjermani. E kam harruar përshtypjen e Greqisë dhe e kam lënë pak mbrapa me qëllim. Kam njohur shumë njerëz dhe shqiptarë jashtë futbollit kurse në futboll ka shumë ndryshime mes Greqisë e Gjermanisë. Nuk i përballoja dot se si silleshin njerëzit dhe duhej të largohesha sa më shpejt.

“Mërgimi do të jetë i motivuar dhe se kur do të luaj nuk është në dorën time. Fatkeqësia që ndodhi para dy ditësh nuk ma humb besimin te vetja që do të jem në nivel të kënaqshëm. Erdha në janar të shpëtoja skuadra dhe në 6 muaj në aspektin personal kemi arritur disa qëllime që kishim. Kam arritur shumë gjëra dhe me rëndësi është si i dola zot e me vetëbesim pa menduar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Liga e Kombeve na eci keq jo vetëm në rezultate por edhe në lojë. Të gjithë kemi qenë të pakënaqur dhe duhet të përmirësohemi pasi kështu vijnë rezultatet. Kemi pasur shumë ndryshime. Duhet të afrohemi më shumë dhe të bëhemi grup më i mbyllur. Rezultatet nuk i kishim pas mundësitë i kemi dhe është momenti i duhur ta lëmë të kaluarën dhe të mendojmë të ardhmen. Trajneri i ri na jep një shans të vërtetë.

Edhe në kohën e Lorikut, kemi qenë ekip homogjen dhe nuk ishte as Loriku e as Mërgimi që bëjnë dallimin. Grupi duhet të ndihmojë njëri-tjetrin. Unë e kam për detyrë t’u jap besim. Çdo ekip ka 11 lidera dhe nuk është vetëm 1”.

“Ka dallim nëse do të luanim në qershor miqësore apo për pikë. Jo vetëm nga lodhja por edhe fundi i kampionatit mbyllet gjithçka dhe e ke të vështirë të hapësh një tjetër. Është luftë brenda vetes dhe e presim me kënaqësi grumbullimin.

Miqësoret e vjetshme? Në qershor kemi pasur gjithmonë probleme në miqësore dhe kanë qenë katastrofë. Besoj se premtimi është që gjithmonë do të mundohemi të kënaqim tifozët tonë dhe ky është qëllimi i Federatës dhe Kombëtares. Duam t’ua tregojmë të gjithëve këtë gjë”.

Related posts

IBRAHIMOVIÇ TE MILANI? Maldini: Nuk e di nëse mund ta pranojë…

Delo.autor

Kukësi gati të bëjë goditjen e madhe në merkato, “piketohet” pasuesi i Sindrit Gurit

Sadik.Autor

Botërori 2018/ A do ta “pushtojë” Rusinë maçoku Achilles?

Sadik.Autor

Leave a Comment