Futboll Premier League

Guardiola irritohet me rivalët: Po më vrasin lojtarët në fushë

Ndeshja e fundit e 2017-ës për skuadrën e Manchester City ka qenë e vështirë, jo vetëm pasi erdhi barazimi i parë (0-0 ndaj Crystal Palace) pas 18 fitoresh por edhe se dy lojtarët kryesorë të ekipet janë dëmtuar.

Kevin De Bruyne doli me barelë nga fusha e lojës pasi u godit keq nga një kundërshtar në minutën e 93-të. Për të parashikohen 2 javë pushim, cka do të thotë se do të mungpojë në dy takimet e para të 2018-ës.

Por më i rëndë është dëmtimi i Gabriel Jesus, që doli nga fusha në minutën e 23-të dhe për të parashikohet një pushim 2-mujor.

Lajme që kanë detyruar trajnerin portugez Pep Guardiola të ngrejë zërin, duke mbrojtur lojtarët e tij dhe kërkuar drejtësi. “Gjyqtarët duhet t’i mbrojnë lojtarët, t’i përdorin kartonat dhe jo t’i mbajnë në xhep kur shohin ndërhyrje të rënda.

E dimë se sa e vështirë është nga ana fizike të luash në Premier League, por skuadrat rrezikojnë të humbasin lojtarët nga ndërhyrjet e rënda, jo vetëm City. Lojtarët e mi i godasin keq, po m’i dëmtojnë dhe vrasin në fushë”, tha Guardiola, që tha se për Jesus dëmtimi është i rëndë dhe do të mungojë dy muaj.

Related posts

Nëse dalin gjallë nga shpella, ekipi tajlandez do jetë prezent në finalen e Rusi 2018

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Insiston mbrojtësi i Napolit: Të qëndrojmë sa më afër “Zonjës së Vjetër”, duhet të…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Lojtari shqiptar infektohet me Covid-19, në rrezik pjesëmarrja në kompeticionin madhor

Delo.autor

Leave a Comment