Futboll Kategoria Superiore Sport

RROGA TË “ÇMENDURA” NË SUPERIORE/ Nga Kaçe tek Latifi, Partizani dhe Vllaznia hapën “thesin”

Ergys Kaçe do të luajë për herë të parë në kampionatin shqiptar me fanellën e Partizanit. Edhe vetë mesfushori korçar që numëron 25 aktivizime me Kombëtaren nuk e shkonte kurrë nëpër mend deri pak ditë më parë se do të luante një ditë për një klub në Superiore.

Mirëpo, duke mos i pëlqyer asnjë nga ofertat që i erdhën nga ekipe greke, turke dhe nga ato të vendeve aziatike vendosi t’i thotë “po” propozimit të presidentit Gazmend Demi për një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon.

“Panorama Sport” ka zbuluar se Kaçe do të përfitojë 12 mijë euro neto në muaj, por në rast se klubi fiton titullin kampion dhe mesfushori ka një aktivizim të plotë, atëherë shifrat e pagës shkojnë deri në 16 mijë euro. Një shpenzim i madh nga klubi i kuq që kërkon të fitojë titullin e 17- të këtë sezon.

Por, nuk ishte vetëm Kaçe goditja e bujshme e klubeve të Superiores në merkaton e verës. Rikthim i madh mund të quhet pa dyshim ai i Liridon Latifit, që tifozët ishin mësuar ta shikonin me fanellën e Skënderbeut. Sulmuesi i krahut u josh nga Vllaznia, që bëri diferencën duke i ofruar një kontratë 2- vjeçare me një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj.

Latifi ka luajtur 5 ndeshje me Kombëtaren dhe pas aventurave në Hungari dhe Moldavi, tani pret me Vllazninë ta riveshë fanellën kuqezi. Një kthim i bujshëm ishte edhe ai i Sherif Kallakut te Teuta.

Related posts

LIVE/ Ajax-Tottenham, Lucas ngushton shifrat për anglezët

Delo.autor

Gareth Southgate ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze/ Kush ha fast food përjashtohet nga Kombëtarja

Sadik.Autor

PËRMBYJSE E “ÇMENDUR” NË DERBI/ Inter mposht “Kuqezinjtë” me “POKER” dhe ngjitet në krye

Delo.autor

Leave a Comment