Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Bagnaia triumfon në pistën e Aragon dhe rihap garën për titullin

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon. Ai e nisi garën nga “pole” siguruar dje dhe e ruajti kreun deri në fund, megjithë duelin rrotë më rrotë ndaj Marc Marquez me Honda, që doli i dyti.

Një garë mjaft e bukur, ku Bagnaia dhe Marquez dueluan fort për triumfin, por italiani arrinte gjithnjë të mbante kreun, pavarësisht sulmeve të spanjollit, sidomos në tri xhirot e fundit. Në vendin etretë në pistën e Aragon u klasifikua spanjolli Joan Mir me Suzuki.

Për sa i përket renditjes së përgjithshmë në MotoGP, ajo vijon të kryesohet nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, me 214 pikë. Ai ka 53 pikë më shumë se Bagnaia dhe 57 pikë më shumë se Mir, që mbajnë ende hapur garën për titullin kampion. Gara e radhës, pas një jave në Itali.

Related posts

“PITBULLI” I KOMBËTARES/ Abrashi me humor të keq, paralajmërim për Frankfurtin

Isa.Autor

SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si “Ultrasit” e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)

Delo.autor

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Isa.Autor

Leave a Comment