Futboll Seria A Sport

ZGJEDH PASARDHËSIN E CR7/ MBrojtësi Chiellini: Ky do të jetë Juventus-i i tij

Giorgio Chiellini nuk është fshehur pas humbjes së pësuar kundër Napoli-t.

Mbrojtësi ka folur për DAZN në lidhje me fillimin e keq të sezonit në këtë kampionat, por ka folur edhe për rolin e Paulo Dybala pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s.

“Lamtumira e Cristiano Ronaldo? Duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës. Kur ke një lojtar si Cristiano është e pamundur të mos luash për të: duhet t’i jemi mirënjohës. Tani duhet të shikojmë përpara: kjo do të jetë skuadra e Dybala”, ka thënë Chiellini.

“I ka ulur pak mesataret për shkak të pranisë së Ronaldo-s, por është ai lojtari kyç për këtë skuadër dhe të gjithë e dimë këtë”.

Në lidhje me humbjen kundër Napoli-t:

“Besoj se duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen e bërë pavarësisht mungesave që kishim. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të punojmë. Pas Empoli-t i jam afruar Allegri-t dhe i kam thënë atë që po them sot: duhet të punojmë”.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

“NE LUAJMË TË SHTYRË NGA TIFOZËT”/ Napoli, mesazh të fortë për tifozët para ndeshjes me rivalët “bardhezinj”

Delo.autor

RIKTHIM BEFASUES NË TORINO/ Higuain i “ngel në derë” Juventusit

F.autor

Leave a Comment