Futboll Premier League Sport

RONALDO NUK NJEH MOSHË/ 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier League. Para tij renditet vetëm…

Kristiano Ronaldo u bë protagonist absolut ditën e djeshme duke shënuar një dygolësh në fitoren e thellë 4-1 të Mançester Junajtid kundër Njukastëllit.

Goli i dytë i yllit portugez ishte mjaft i bukur pas një dalje të shpejtë në krahun e majtë për të mposhtur më pas lehtësisht portierin.

Por në momentin e realizimit të golit, CR7 ka vrapuar plot 20.2 milje në orë, ose 32.5 km/h. Një shpejtësi mjaft e madhe kjo për një futbollist 36-vjeçar që vazhdon të luajë në nivelet më të larta.

Më mirë se Ronaldo ka bërë Adam Amstrong, Adama Traore dhe Vilfred Zaha të cilët janë shumë më të ri se portugezi

Related posts

HUMBJA E SUPERKUPËS/ Lopetegui: Nuk ndryshon politika e REALIT në Merkato

Sadik.Autor

PERIUDHË E KEQE PËR OZIL/ Emery : Ishte një ndeshje e vështirë dhe kisha opsione të tjera

Isa.Autor

QEVERIA PORTUGEZE DHA LEJE PËR STËRVITJE/ Tifozët nuk pyesin për COVID-19 dhe shkojnë përkrahin skuadrën masivisht (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment