Futboll

RUSI 2018 Higuain, Dybala e Icardi në Botëror/ Sampaoli e zbulon më 14 mars

Pualo Dybala dhe Gonzalo Higuain, por edhe Mauro Icardi, do ta mësojnë më 14 janar nëse do të jenë pjesë e Argjentinës për Botërorin “Rusi 2018”. Trajneri i “Albicelestes”, Jorge Sampaoli, u shpreh i kënaqur nga fakti që dy sulmuesit e Juventusit shënuan nga një gol në sfidën e Championsit me Tottenhamin, por sipas tij përgjigjen përfundimtare do ta marrin pas disa ditësh.

“Më 14 maj duhet të zbulojmë listën me 35 lojtarë, por ne në fakt do të tregojmë se cilët do të jenë 23 lojtarët që do të shkojnë në Rusi, si dhe rezervat, nëse do të kemi ndonjë problem me dëmtimet.”

Asnjë nga tre sulmuesit e Serisë A nuk e ka të sigurtë grumbullimin në Botëror, por ekziston mundësia që të tre të përfshihen në listën përfundimtare. Messi dhe Aguero duken të padiskutueshëm, ndërsa për tre vendet e tjera gara është shumë e ashpër. Në fakt Icardi ka më pak shanse, sepse në kombëtare asnjëherë nuk ka qenë bindës, por ç’është më e rëndësishmja nuk është shumë i mirëpritur në dhomat e zhveshjes.

Related posts

Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni/ Këto janë përballjet që do ndezin Kupën e Botës

Isa.Autor

Një tjetër armik për Maradonën, çfarë ka bërë Sampaoli?

Sadik.Autor

SHAKIRA DHE PIQUE DREJT NDARJES? Gazetari spanjoll rrëfen detajet që ndezën dyshimet

F.autor

Leave a Comment