Futboll Sport

Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka shërbyer për t’i mbushur plot energji javët e para të Julen Lopeteguit në krye të skuadrës, të cilën ai synon ta ndërtojë përreth Gareth Bale.

Duke folur para ndeshjes miqësore kundër Manchester Unitedit, Lopetegui insistoi se Bale mund ta udhëheqë sulmin e Realit siç e ka bërë Ronaldo deri tani, transmeton Gazeta Express.

“Kur erdha unë, Ronaldo ende ishte i Real Madridit, por shumë shpejt ai e shprehu dëshirën për t’u larguar”, tha Lopetegui.

“Si trajner, është sfidë drithëruese ta krijoj një ekip garues pa Cristianon”, shtoi ai.

“Ne jemi të bindur se Bale do të ketë vit madhështor dhe presim shumë nga ai. Do të punojmë bashkë me të për ta ndihmuar ta arrijë formën kulmore”, theksoi trajneri spanjoll.

Related posts

RREGULLORJA/ Limaj kopjoi Ramos me kartonin me llogari, rrezikon supergjobë dhe përjashtim nga Etika

Delo.autor

GODITI NJË BURRË NË AMBJENTET E LOKALIT/ Probleme për McGregor, ja sa rrezikon të dënohet

Delo.autor

TËRMET TE MILANI/ Pas largimit të sigurtë të Boban e Maldinit, trajneri mendon dorëheqjen pas ndeshjes me Juven

F.autor

Leave a Comment