Futboll Premier League Sport

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Raportohet se Barcelona është e interesuar të blejë yllin e Chelseas, francezin Ngolo Kante. Sipas “Sky Sport” futbollisti i përfaqësueses së francës, është në krye të listës së dëshirave të merkatos në klubin katalanas, me kampionët në fuqi të La Liga që janë në kërkim të një zëvendësuesi që të mbushë boshllëkun pas largimit të Pauinho, që sapo është rikthyer në kampionatin kinez, te Guangzhou Evergrande.

Klubi blaugrana ka nevojë për përforcime në mesfushë dhe sipas Sky Sport, Kante është kandidati kryesor për ekipin e Barças. Referuar të njëjtit burim informacion, Chelseas do t’i ofrohet një futbollist dhe një shumë parash, në këmbim të Kante. Gjigantët e La Liga, në fakt duan të “heqin qafe”, Andre Gomes, një dështim te blaugranat, në këmbim të yllit të mesfushës së Francës dhe Chelseas, që konsiderohet nga shumë, si më i miri në botë në rolin e tij.

Related posts

U RIKTHYE NGA HUAZIMI TEK BAJERNI/ Interi vendos për të ardhmen e Perisiç. Këtë sezon do të luajë në…

Delo.autor

“RINOVIM I LAUTAROS? KEMI RAPORT TË SHKËLQYER ME TË”/ Marotta: Nuk nxitohemi

Delo.autor

Ja çfarë vlere do të kishte sot Napoli që fitoi titullin në sezonin 1989-90

Sadik.Autor

Leave a Comment