Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani “ngec” me Dukagjinin, Feronikeli mposht Llapin në “shtëpi”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Superligës së Kosovës.

Gjilani është ndalur në barazimin e bardhë 0-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit, duke humbur shansin për të qenë në krye me 7 pikë së bashku me Ballkanin, Drenicën dhe Dritën. Aktualisht skuadra e Gjilanit renditet në vendin e katërt në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dukagjini në vendin e 7 me pikë të grumbulluara.

Feronikeli ka marrë një tre-pikësh me vlerë pasditen e sotme, teksa ka mposhtur 0-2 në transfertë skuadrën e Llapit. Golat u realizuan nga Gashi në minutën e 45+2’ dhe nga Prokshi në minutën e 63’. Me këtë triumf skuadra e Feronikelit klasifikohet në vendin e 6 në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Llapi në vendin e 8 në kuotën e 2 pikëve.

Related posts

Hidhërimi i Luciano Spallettit: Humbje e pamerituar

Sadik.Autor

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

Xhaka: E kam ëndërr të luaj me Granitin përsëri

Q.Autor

Leave a Comment