Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Pioli: Ëndrrat tona mbeten të mëdha, Ibra bën diferencën me…

Stefano Pioli ka qenë padyshim i entuziazmuar pas fitores 2-0 të Milanit ndaj Lacios, në një sfidë ku ekipi tregoi potencialin që ka ndaj një prej rivaleve për titull. Kuqezinjtë dominuan edhe me lojë dhe kjo ishte ajo që kënaqi më shumë trajnerin.

Në intervistën pas ndeshjes, ai i dha meritat lojtarëve, por edhe kujtoi se ata duhej të vazhdonin punën për të bërë realitet të gjithë ëndrrat që kishin për këtë sezon.

“Duhej treguar se Milani mund të luajë mirë, që duhet të jetë i bindur në potencialin e tij. Sot hodhëm në fushë më shumë cilësi se kundërshtarët, kemi fituar me meritë.

Zlatan nuk luante prej katër muajsh, jam i lumtur që ka hyrë mirë në fushë, që është mirë, që ka minutat e duhura për ndeshjet e ardhshme. Kur e sheh nuk plaket kurrë, përtej talentit të dukshëm dhe pasionit, është zjarri brenda që bën diferencën. Kur je i tillë, nuk i ndjen vitet që kalojnë.

Liverpuli dhe pastaj Juventusi? Ëndrrat tona janë dhe mbeten shumë të mëdha. Por duhet të ëndërrojmë natën dhe të punojmë shumë ditën që t’i realizojmë”, tha Pioli pas përfundimit të sfidës.

Related posts

“SHPËRTHEJNË DJAJTË E KUQ”/ Shënojnë 2 gola brenda 1 minute kundër Chelsea, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL VENDI/ Flamurtari pa rivalë në kampionat, Partizani fiton derbin me Tiranën

Delo.autor

ÇEKI-DANIMARKË/ Sfida pritet të jetë e hapur ku nuk përjashtohen surprizat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment