Futboll Seria A

Hidhërimi i Luciano Spallettit: Humbje e pamerituar

Torino i shkaktoi një tjetër ndalesë Interit, me zikaltërit që pas derbit që barazuan 0-0, humbën me klubin granata 1-0. Në fakt sot pritej një reagim i zikaltërve, të cilët mendohej se do të përfitonin nga hapi fals i Romës, që u ndal nga Fiorentina, me Interin që kishte një mundësi shumë të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë në renditje. Trajneri Luciano Spalletti foli në konferencë për shtyp pas kësaj disfate, duke e konsideruar të pamerituar.

“Ka disa raste kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ti dëshiron, edhe pse përpiqesh shumë. Ishte një ndeshje e mirë, dhe një humbje e pamerituar edhe pse nuk po e qarkullonim shumë topin në krahasim me ndeshjen në Genoa dhe gjithashtu lejuam edhe disa kundrasulme. Ne duhet të kishim mbyllur aksionet e tyre dhe ta kishim mbajtur më mirë balancën. Më vjen shumë keq që nuk arritëm të merrnim 3 pikët në shtëpi.”

Më pas trajneri i zikaltërve vijoi më tej: “Në vija të përgjithshme, u paraqitëm mirë, por gabuam në disa gjëra të vogla. Perisic ishte i pafat te rasti që pati për shënimin e golit. Duhet të pranojmë mënyrën se si shkoi kjo lojë dhe të ecim përpara. Borja Valero për Rafinha? Rafinha ka qëndruar jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk ishte në 100% të energjive të tij. Megjithatë u paraqit mirë. Në këtë fazë të sezonit, pikët janë dy fish më të rëndësishme, kështu që në Bergamo duhet të fitojmë me çdo kusht”.

Related posts

Napoli vazhdon kryesimin, spektakël dhe përmbysje ndaj Sampdorias

Q.Autor

Arsene Wenger: Nuk e di se sa do të mungojë Jack Wilshere

Q.Autor

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Delo.autor

Leave a Comment