Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR TEK ROMA/ Mbrojtësi Kumbulla nuk është as në pankinë për ndeshjen me Sasuolon

Aktivizimi për tre ndeshje radhazi me përfaqësuesen shqiptare mendohej se do të ndihmonte Marash Kumbullën për të fituar pikë para syve të Zhoze Murinjos. Por tekniku i Romës, vazhdon të mos e marrë në konsideratë si zgjedhje të parë në prapavijë mbrojtësin shqiptar.

Sot, Kumbulla ishte planifikuar që të ulej në stolin e rezervave në ndeshjen kundër Sasuolos, për t’u aktivizuar ndoshta në pjesën e dytë të sfidës. Për çudinë e të gjithëve, ai nuk figuronte as në pankinë në këtë duel, për probleme shëndetësore dhe jo zgjedhje teknike.

Mediat italiane raportojnë se një gastroenterit ka ndaluar futbollistin që të japë kontributin e tij në fushën e lojës për këtë ndeshje. Kështu, lojtari është lënë pushim që të rikuperohet nga ky problem shëndetësor, e të jetë gati për duelin e të enjtes në Ligën e Konferencës ku mund të ketë minuta për të treguar vlerat e tij.

Related posts

Mourinho: Asgjë personale me Pogba, luan dobët sepse është i dëmtuar

Q.Autor

JUVENTUS ME 10 LOJTARË/ Pas një kundërsulmi, Milinkovic-Savic ndëshkon “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi për “jetë a vdekje” në Azerbajxhan, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment