Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GRUMBULLIMI 3 DITOR/ Kombëtarja U-19 e trajnerit Cungu surprizohet nga 18-vjeçarët e Beharit

Kombëtarja u-19, e drejtuar nga Armando Cungu, zhvilloi, ditën e djeshme, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, miqësoren e fundit, ndaj Kombëtares U-18 të Ardi Beharit, në kuadër të grumbullimit 3-ditor.

Në këtë takim miqësor, Cungu aktivizoi këta titullarë: Kaçaj, Smajli, Paloka, Shani, Musaj, Stafa, Kuka, Cahani, Gjumsi, Mema dhe Nikaj

Ndërsa Behari zbriti në fushë, nga minuta e parë me: Dani, Kurti, Preka, Spahija, Bytyçi, Osma, Pjeshka, Alivoda, Sulovari, Arapi dhe Shehaj.

Gjatë këtij testi, u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar nga të dy trajnerët.  Sfida, përfundoi me rezultatin 1 me 0, për ekipin u-18. Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar, aktivizohen, në ekipet e huaja, teksa nuk mungonin as elementë tejet cilësor nga klubet shqiptare. Kjo ndeshje, u vëzhgua nga afër, nga specialistët e sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF si edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-21.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Roma-Manchester United. Rezultati 3-2

Delo.autor

ZYRTARE/ Kristal Abazaj prezantohet tek klubi i ri turk (FOTO)

F.autor

TËRBOHET PEREZ/ Reali i Madridit në TELASHE, humb gjyqin ndaj La Ligas

Isa.Autor

Leave a Comment