Europa League Futboll

Berisha fluturon si shqiponjë, Dortmundi “fundoset” në shtëpi nga kampionët e Austrisë

Dortmundi mund të quhet në krizë, pas humbjes pësuar sot, 2-1, në fushën e vet ndaj Salcburgut. Kampionët e Austrisë luajtën një ndeshje të madhe dhe Valon Berisha ishte magjistari që zgjidhi gjithçka.

Mesfushori i Kosovës shënoi në minutat 49 e 56, ndërsa për Dotrmundin nuk mjaftoi goli i Shyrles në minutën e 62-të.

Dortmund mediokër, që nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe në një farë mënyre nuk duhej të ishte fare përballë Salcburgut, sepse edhe Atalantën e eliminoi me shumë fat.

Në fund, fishkëllima nga tifozët dhe nëse në Dortmund stadiumi i kthehet kundër skuadrës, situata është serioze. Ka edhe të paktën 90 minuta në Salcburg, por duket e pamundur, me lojën aktuale.

Related posts

E ARDHMJA TEK NAPOLI DREJT FUNDIT/ Elseid Hysaj vazhdon pushimet me familjen e tij, ja destinacioni i radhës (FOTO)

Delo.autor

FLAMURTARI-LUFTËTARI/ “Festival” golash! Vlonjatët “argëtohen” me skuadrën gjirokastrite (VIDEO)

Delo.autor

Të rejat nga Kukësi/ ”Përplasje” me Pacult, një firmë dhe një refuzim për verilindorët

Sadik.Autor

Leave a Comment