Futboll Sport

MESSI APO MARADONA? Alex Ferguson zgjedh më të mirin mes tyre

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë në shtypin britanik se kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, është një lojtar më i mirë se legjenda tjetër argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili, gjithashtu, ka luajtur në radhët e klubit azulgarana midis viteve 1982 dhe 1984.

Skocezi i mirënjohur e bëri këtë deklaratë para ndeshjes së luajtur midis Barcelonës dhe Girona, që përfundoi me fitoren e katalanasve (0-2), falë golave të Leo Messit dhe Semedo. Në një intervistë me “The Times”, Fergusonit iu kërkua të zgjidhte midis Messit dhe Maradonës.

Ai nuk kishte dyshime dhe emëroi lojtarin aktual të Barcelonës, sepse “karriera e Maradonës në krye të futbollit ishte vetëm për disa vite. Unë do të dal në krah të Graeme Souness, i cili ka thënë se Messi është një lojtar më i mirë se Maradona, për këtë arsye”. Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” përmendi shifrat e Messit në krahasim me ato të Maradonës, që nga debutimi i tij me skuadrën e parë blaugrana: 662 ndeshje të luajtura dhe 578 gola të shënuar, 469 fitore dhe 33 trofe të grumbulluar.

Natyrisht, kapitenit aktual të Barcelonës i mungon një titull i madh, sikurse është Kupa e Botës, çka shihet si minus në krahasimet që i bëhen atij me “Dorën e Zotit”. Sidoqoftë, kjo gjë nuk merret parasysh nga Ferguson, të cilit i mjaftojnë arritjet e Messit me Barcelonën për të thënë se është më i mirë se bashkatdhetari i tij.

Related posts

FESTA “BARDHEBLU” NUK KA FUND/ Shikoni si dhomat e zhveshjes kthehen në “party” (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET REALI/ MOURINHO kërkon me çdo kusht MESFUSHORIN e “galaktikëve” 

Isa.Autor

“DËSHIRA JONË…”/ Marotta: Po punojmë për t’i bërë tifozëve një dhuratë të rëndësishme

F.autor

Leave a Comment