Futboll La Liga Sport

VALVERDE NË VËSHTIRËSI/ Ja konfirmimi dhe dyshimi për sfidën ndaj Atletico Madrid

Atij iu desh të priste deri të enjten, por më në fund, Valverde i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Ivan Rakitic, i cili nuk llogaritet për ndeshjen kundër Atlético Madridit, sepse është i lënduar dhe pezulluar. Dje Luis Suárez, Ousmane Dembélé (i përpiktë më së fundi), Arthur, Rafinha dhe Arturo Vidal u bashkuan me të tjerët në stërvitje.

Ky i fundit mbërriti pas një udhëtimi shumë të gjatë, pasi luajti kundër Hondurasit në stadiumin “Germán Becker”, në Temuço. Kiliani, pothuajse pa u ndalur fare në shtëpi, e mbajti hapin në stërvitje. Ndër të tjera, sepse ai do të luajë si titullar nesër. Vidal i ka të gjitha “kredencialet” për të shoqëruar Busquets dhe Arthur në mesfushën e Barcelonës në këtë transfertë delikate.

Dyshimi i madh në 11-shen e trajnerit Valverde është Philippe Coutinho. Braziliani ka evoluar mirë në këtë kohë pushimi, teksa nuk e shqetëson më “bicepsi femoral” i këmbës së tij të majtë, si në Milano. Megjithatë, Valverde ka dyshime, sepse nuk dëshiron të rrezikojë me njërin nga lojtarët e vet kryesorë.

Ai do të vendosë sot, nëse braziliani do të përfshihet në listën e mundshme të lojtarëve për sfidën me Atletico Madrid dhe në 11-shen shartuese ndaj këtij kundërshtari. Një tjetër pikëpyetje e madhe është nëse trajneri do ta heqë dënimin për Dembélé, pas mungesës së francezit në ndeshjen kundër Betis. Lojtari në fjalë mund të jetë pjesë e listës dhe madje startues, nëse Coutinho nuk do të jetë gati.

Related posts

KRIZË E THELLË FINANCIARE/ Arkat e Inter-it nuk janë ende të sigurta, klubi “Zikaltër” kërkon hua 400 milionë

Delo.autor

DEBUTIM ËNDRRASH ME DOPIETË DHE ASIST/ Sulmuesi Sadiku: Vështirë në këtë lartësi…

Delo.autor

Takohen pas 21 vitesh/ Kjo është miqësorja e 2.8 miliardë njerëzve

Isa.Autor

Leave a Comment