Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Young Boys mposh me përmbysje Manchester United në frymën e fundit

Ka nisur me një humbje 2-1 në fushën e Young Boys aventura e Manchester United në Champions League.

Djajtë e Kuq kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me të zakonshmin Cristiano Ronaldo dhe e kanë patur ndeshjen nën kontroll deri në minutën e 35-të, kur Wan-Bissaka është ndëshkuar me karton të kuq për lojë të rrezikshme.

Vendasit kanë arritur të përfitojnë nga superioriteti numerik në minutën e 66-të, duke barazuar me Moumi Ngamaleu. Befasia ka ardhur në minutën e 95-të, me Sibatcheu që ka realizuar golin e fitores pë zviceranët. Gol që ka ardhur edhe nga një gafë e Lingard, i aktivizuar në minutën e 72-të në vend të Cristiano Ronaldo-s.

Related posts

LIVE/ Inter-Roma, Mbyllet pjesa e parë. Vendos super goli i El Sharauit

Delo.autor

UDINESE-MILAN/ Notat zhgënjyese të kuqezinjve

F.autor

MILAN-ATALANTA/ Romero dhuron spektakël në “San Siro” dhe zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment