Futboll Kategoria Superiore Sport

DOKUMENTI/ Kleçka me dënimin, si UEFA “modifikoi” vendimin për Skënderbeun. ja prapaskenat…

Lajmi i publikuar dje nga “Panorama Sport” se dënimi i Skënderbeut është konvertuar nga “10 kualifikime” në “10 vite”, ka ngjallur debate dhe nuk kanë munguar edhe ata që e kanë parë me dyshim situatën. Por e vërteta është kështu. Sot Skënderbeu ka edhe 5 vite për të shlyer nga dënimi i dhënë nga UEFA dhe jo 7 kualifikime.

KLEÇKA ME TERMAT…

Në vendimin e publikuar në fund të marsit 2018, UEFA njofton se Skënderbeu është dënuar me 10 kualifikime dhe 1 milion euro gjobë. Natyrisht, termat e përdorur mund të hanë debat në përkthim, por fakti se aty nuk përmendet fjala “VIT”, por “KUALIFIKIM” është i rëndësishëm. Për rrjedhojë, edhe mediat, vetë drejtuesit e Skënderbeut apo edhe drejtuesit e federatës e kanë konsideruar këtë lloj dënimi (i pari në historinë e UEFA-s) si një ndëshkim me “vdekje”, sepse “10 kualifikime” nuk janë njësoj me 10 vite.

Për të shlyer një dënim të tillë, duhet që të kesh siguruar patjetër në fund të çdo sezoni një vend në Kupat e Europës. Por çfarë ka ndodhur më pas? Siç shihet edhe nga faksimilet e vendimeve në vendimin fillestar të Disiplinës dhe Etikës, nuk përmendet fare fjala “VITE”. Por, më pas gjithçka ka ndryshuar, sepse në vendimin e KAS-it, por edhe të Gjykatës Federale të Zvicrës në përfundim thuhet: “Lihet në fuqi vendimi i UEFA-s për dënimin me 10 vite”. Çfarë do të thotë kjo tani për Skënderbeun? Ka dy elemente pozitive:

1) Nuk do t’i duhet të sigurojë patjetër një vend në Kupat e Europës për të shlyer dënimin.

2) Tani që ka kryer gjysmën e dënimit, ka të drejtë të bëjë kërkesë për një reduktim të dënimit. Kjo është shumë domethënëse, edhe pse nuk garanton domosdoshmërisht uljen e dënimit të mbetur.

Related posts

NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN/ Peshëngritësi Qerimaj: Gara është shumë e fortë, por duke parë…

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ronaldo PRANON që Kathryn i ka thënë jo, dhe se ai i ka kërkuar FALJE pas marrëdhënieve intime

Isa.Autor

“NUK KAM ARDHUR KËTU PËR DONNARUMMA-N”/ Maignan: Ja kush është sekreti im

Delo.autor

Leave a Comment