Futboll Sport

“BARCELONA? PAS MESSIN DUKEJ SI PA SHPIRT”/ Rummenigge tregon bisedën me CR7: Më tha se po stërvitem për…

Karl-Heinz Rummenigge ka qenë ndër ata që ka festuar shumë për suksesin 3-0 të Bajern Mynih në fushën e Barcelonës. Edhe pse nuk është më në detyrë te bavarezët, ai mbetet i lidhur ngushtë me klubin dhe sigurisht që ka qenë i ekzaltuar kur ka parë skuadrën e tij të dominonte ndaj katalanasve.

“Bajerni luajti në mënyrë të shkëlqyer dhe e meritonte të fitonte. Por është shumë herët për të folur për favoritë. Barcelona? Pa Mesin dukej si pa shpirt. Po përballen me një moment të vështirë, ishte e nevojshme ta linin të largohej. Kampionati spanjoll ka shënuar një autogol me largimin e tij”, tha Rumenige për “Bild” pas ndeshjes së mbrëmshme.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për kthimin e Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid, një tjetër lëvizje e bujshme e merkatos së verës. “Ronaldo është një fenomen! Është 36 vjeç, luan në nivel të lartë prej 20 vitesh. Ka pjesën superiore të trupit si një Adonis. Më kujtohet një skenë kur ishte në Torino. Papritur ishte në këmbë pas një porte me duart lart dhe e pyeta çfarë po bënte. Ai m’u përgjigj “Po stërvitem për të festuar golin e radhës”, tregoi Rumenige këtë bisedë me portugezin.

Related posts

SERIE A/ Inter – Sassuolo, në “San Siro” priten gola dhe spektakël

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Roberto Mancini dhe Luis Enrique, zotërinjtë e fiksuar me kontrollin e topit

Delo.autor

10 fakte nga jeta e Salah që e bëjnë një njeri të madh

Sadik.Autor

Leave a Comment